Netanyahu i kërkon llogari Trump: Po flet me iranianët?
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka kërkuar sqarime Shtëpisë së Bardhë pasi inteligjenca izraelite ngriti dyshime se zyrtarë të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump mund të kenë qenë në komunikim me regjimin iranian për një armëpushim. Kështu ka raportuar Axios. Sipas dy burimeve me dijeni mbi çështjen, Netanyahu telefonoi zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë të hënën për të pyetur drejtpërdrejt nëse kishte pasur bisedime apo shkëmbim mesazhesh me Teheranin. Një prej burimeve të Axios tha se pala amerikane i ka garantuar kryeministrit izraelit se administrata Trump “nuk po flet me iranianët pas shpine”.Ky veprim i Netanyahut sinjalizon shqetësim në Jeruzalem për një skenar ku SHBA do të shtynte drejt një armëpushimi përpara se Izraeli të arrijë të gjitha objektivat e tij ushtarake. Frika...
Burimi:
ntv.al