“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien me Netanyahun, mohon përplasjen me kryeministrin izraelit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur për bisedat që zhvilloi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të dielën në mbrëmje, në kohën kur Izraeli ndërmori sulme me raketa ndaj Iranit. Në një intervistë të shkurtër telefonike për BBC, Trump u pyet nëse Netanyahu kishte vepruar kundër dëshirës së tij duke urdhëruar sulmin ndaj Iranit. Presidenti amerikan mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se raketat ishin lëshuar tashmë në momentin kur ai zhvilloi bisedën me liderin izraelit. “Raketat ishin tashmë në rrugë e sipër”, deklaroi Trump, duke shtuar se Netanyahu nuk kishte shpërfillur qëndrimin e tij. “Jo, jo. Nuk ndodhi kështu. Raketat kishin dalë tashmë, ishin në fluturim”, u shpreh ai. Ai shtoi: Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën. BBCニュース...
Burimi:
vizionplus.tv