Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Nënë e bijë ndërruan jetë nga helmimi gjatë darkës së Krishtlindjes, disa persona në hetim, mes tyre edhe mjekë
Pesë persona janë nën hetim në lidhje me vdekjen e Antonella Di Ielsi, 50 vjeç, dhe vajzës së saj 15-vjeçare, Sara Di Vita, të cilat ndërrua jetë pas një helmim të rëndë nga ushqimi në Itali. Sipas autoriteteve është hapur një dosje me disa akuza, përfshirë më të rëndën, vrasjen e shumëfishtë, ndërsa janë regjistruar mjekë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor që kanë trajtuar familjen gjatë simptomave të rënda të helmimit. Mediat raportojnë se po ashtu është njoftuar se autoritetet kanë sekuestruar një sasi të madhe ushqimi nga shtëpia në Pietracatella, ku familja kishte ngrënë darkën e Krishtlindjeve. Në mesin e materialeve të sekuestruara janë kavanoza, reçel, ushqime të ndryshme dhe mbetje ushqimore, përfshirë guaska midhjesh, të nxjerra nga mbeturinat. Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë...