Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

Administrata e Donald Trump po hap një tjetër betejë me Europën, këtë herë jo për tarifat, mbrojtjen apo NATO-n, por për çmimet e ilaçeve. Sipas një raporti ekskluziv të Politico, Uashingtoni ka nisur një ofensivë të gjerë diplomatike në të gjithë Europën për të bindur qeveritë që të rrisin shpenzimet për barnat, me argumentin se pacientët amerikanë po paguajnë prej vitesh pjesën më të madhe të kostos së inovacionit farmaceutik, ndërsa vendet europiane përfitojnë nga çmime dukshëm më të ulëta. Në këtë operacion janë angazhuar edhe ambasadat amerikane në Europë, të cilat po përpiqen të bindin qeveritë europiane të ndjekin modelin e Britanisë së Madhe, vendi i parë që arriti një marrëveshje me administratën Trump mbi këtë çështje. Mesazhi që po përcillet nga Uashingtoni është i drejtpërdrejtë: nëse...