Në tryezë programi bërthamor, presidenti iranian urdhëron nisjen e negociatave me SHBA
Irani ul armët përballë fuqisë ushtarake Amerikane. Presidenti Masoud Pezeshkian ka urdhëruar nisjen e negociatave me Shtetet e Bashkuara brenda kuadrit të çështjes bërthamore. Kështu raporton agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një burim qeveritar të paidentifikuar. Kjo media shton më tej se bisedimet mes Iranit dhe SHBA-ve me gjasë do të mbahen në Turqi në ditët në vijim. Ndërkohë, të njëjtën gjë e raportoi edhe agjencia tjetër iraniane e lajmeve Tasnim, duke cituar një burim. Negociatat, me gjasë, do të zhvillohen mes ministrit të Jashtëm iranian Seyed Abbas Araghchi dhe të dërguarit të posaçëm të Presidentit të SHBA Donald Trump, Steve Witkoff, raportoi kjo media. Zhvillimet vijnë në një kohë kur tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit mbeten të larta, mes rritjes së aktivitetit...
Burimi:
javanews.al