Në prag të arritjes së marrëveshjes SHBA-Iran, reagon JD Vance: Jemi shumë afër, do të vazhdojmë të punojmë
Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e armëpushimit dhe nisjen e negociatave mbi programin bërthamor iranian, por disa pika kyçe mbeten ende të pazgjidhura, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan JD Vance. Në një prononcim për BBC, Vance tha se është ende herët për të përcaktuar “kur ose nëse” marrëveshja do të finalizohet, megjithëse negociatat po vazhdojnë intensivisht. Ai theksoi se diskutimet po përqendrohen kryesisht te çështja e pasurimit të uraniumit. “Nuk jemi ende atje, por jemi shumë afër dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë”, deklaroi Vance para gazetarëve në Uashington. Sipas raportimeve, marrëveshja e propozuar do të zgjasë armëpushimin për 60 ditë dhe do të krijojë hapësirë për bisedime më të thelluara mbi të ardhmen e programit...
Burimi:
top-channel.tv