Në Bruksel sot pritet të mbahet një rund i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Në Bruksel sot pritet të mbahet një rund i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Një rund i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – në nivel kryenegociatorësh – pritet të mbahet sot në Bruksel nën ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen. Takimi do të zhvillohet pas vizitës së Sorensenit në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar dhe mësohet se i dërguari i bllokut do të zhvillojë bisedime të ndara me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Më pas pritet edhe një takim trepalësh mes tyre. Mësohet se në agjendë të rundit të ri do të jetë Deklarata e përbashkët për personat e zhdukur, për të cilën kishin arritur pajtueshmëri më 2023 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Palët u pajtuan për...