‘Në 15 muajt e parë të luftës në Gaza u vranë mbi 75.000 palestinezë, jo 49.000’

‘Në 15 muajt e parë të luftës në Gaza u vranë mbi 75.000 palestinezë, jo 49.000’

Më shumë se 75.000 palestinezë u vranë në 15 muajt e parë të sulmit ushtarak izraelit në Gaza, numër shumë më i lartë se 49.000 vdekjet e raportuara nga zyrtarët shëndetësorë lokalë në atë kohë, thuhet në një studim të ri të revistës mjekësore, “The Lancet Global Health”. Në studimin e publikuar të mërkurën thuhet se gratë, fëmijët dhe të moshuarit përbëjnë rreth 56 për qind të vdekjeve të dhunshme në Gaza gjatë asaj periudhe, përqindje për të cilën thuhet se kryesisht përputhet me atë që është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në enklavë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Puna në terren për këtë studim u krye nga Qendra Palestineze për Politika dhe Hulumtim të Sondazheve, e menaxhuar nga Khalil Shikaki, i cili me dekada ka...