Ndryshime në tregun global/ Çmimet e naftës bien pas arrestimit të Maduros, rriten ari dhe argjendi

Ndryshime në tregun global/ Çmimet e naftës bien pas arrestimit të Maduros, rriten ari dhe argjendi

Pas ngjarjeve të fundjavës në Venezuelë me arrestimin e Nicolas Maduro, çmimet e naftës ranë të hënën, pasi analistët thanë se çdo ndërprerje në eksportet e vendit do të zëvendësohej lehtësisht nga furnizimet e tjera globale. Ndërkohë, çmimet e metaleve të çmuara u rritën, teksa investitorët zhvendosën paratë drejt aseteve “strehë të sigurta”. Çmimi i arit u rrit me rreth 2% duke arritur në 4,408 dollarë për ons, ndërsa argjendi shënoi një rritje prej 3.5%. Në tregun e aksioneve, kompanitë e mbrojtjes shënuan fitime në Londër, me BAE Systems dhe Babcock International ndër më të mëdhenjtë në FTSE 100. Edhe aksionet e minatorëve të metaleve të çmuara, si Endeavour dhe Fresnillo, u rritën pas rritjes së çmimeve të arit. Top Channel