Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë, duhet të paguajnë 3 milionë dollarë dëmshpërblim
Një gjykatë në Los Angeles shpalli “Meta” dhe “YouTube” fajtorë, pasi u akuzuan se kishin ndikuar në varësinë e një vajze të re dhe kishin dëmtuar shëndetin e saj mendor. Vendimi i marrë në këtë rast historik mund të shërbejë si precedent për qindra paditë e ngjashme dhe mund të sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën se si funksionojnë platformat e rrjeteve sociale, veçanërisht për përdoruesit e rinj, shkruan CNN. Kaley, një 20-vjeçare nga Kalifornia, dhe nëna e saj paditën Meta, YouTube, Snap dhe TikTok, duke i akuzuar kompanitë për varësinë që ndikoi te zhvillimi i problemeve të shëndetit mendor, përfshirë ankthin, çrregullimet e perceptimit të trupit dhe mendimet vetëvrasëse. Snap dhe TikTok zgjidhën çështjen para gjykimit. Juria vendosi që Meta të mbajë 70% të...
Burimi:
top-channel.tv