Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi
Robert Mueller, ish-prokurori special i cili udhëhoqi hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe lidhjet e mundshme të Donald Trump dhe Moskës, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij përmes një deklarate të shpërndarë në media. “Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin se Bob ndërroi jetë mbrëmë. Familja kërkon që privatësia e saj të respektohet”, thuhet në reagimin e familjarëve, raporton The Guardian. Mueller u emërua si prokuror special në vitin 2017 nga zëvendësprokurori i përgjithshëm i asaj kohe, Rod Rosenstein. Ai mori në dorë një nga hetimet më të ndjeshme politike të Shteteve të Bashkuara, duke shqyrtuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe çdo lidhje të mundshme me fushatën e...
Burimi:
javanews.al