“NDALONI MENJËHERË!” – Thirrja Urgjente e OKB-së për SHBA, Izraelin dhe Iranin

“NDALONI MENJËHERË!” – Thirrja Urgjente e OKB-së për SHBA, Izraelin dhe Iranin

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres, të shtunën dënoi përshkallëzimin më të fundit ushtarak në Lindjen e Mesme, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndërmorën sulme ajrore ndaj Iranit. “E dënoj përshkallëzimin e sotëm ushtarak në Lindjen e Mesme. Përdorimi i forcës nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit, si dhe kundërpërgjigjja pasuese e Iranit në të gjithë rajonin, minojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Guterres në një deklaratë, përcjell A2 CNN. Duke u bërë thirrje të gjitha shteteve anëtare të respektojnë detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Guterres rikujtoi se Karta “ndalon qartë ‘kërcënimin ose përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti, apo në...