Ndalohet transporti me 80 mln dollarë në Hungari, Ukraina akuzon Budapestin për marrje peng të 7 bankierëve

Ndalohet transporti me 80 mln dollarë në Hungari, Ukraina akuzon Budapestin për marrje peng të 7 bankierëve

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka akuzuar autoritetet hungareze se kanë marrë peng shtatë shtetas ukrainas në Budapest. Sipas tij, bëhet fjalë për punonjës të bankës shtetërore Oschadbank, të cilët po transportonin rreth 80 milionë dollarë para dhe sende me vlerë nga Austria drejt Ukraine. Sybiha shkroi në rrjetin social X se arsyet e ndalimit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa gjendja e punonjësve mbetet e paqartë. Në një deklaratë, banka Oschadbank tha se punonjësit e saj janë ndaluar pa arsye nga autoritetet hungareze. Sipas bankës, të dhënat GPS tregojnë se automjetet ndodhen aktualisht në Budapest. Në automjete ndodheshin 40 milionë dollarë, 35 milionë euro dhe 9 kilogramë ar. Banka kërkoi lirimin e menjëhershëm të punonjësve dhe kthimin e pasurisë në Ukrainë....