“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit me zjarrfikësen
Një regjistrim audio zbulon momentet dramatike para dhe pas përplasjes fatale të një avioni pasagjerësh të Air Canada me një automjet zjarrfikës në LaGuardia Airport të Nju Jorkut, ku një kontrollues i trafikut ajror pranoi se “ka bërë një gabim”. Sipas raportimit të New York Post, audio tregon tensionin e madh që mbizotëronte në kullën e kontrollit. Kontrolluesit e trafikut ajror u urdhëruan të thërrisnin një avion tjetër që po afrohej, për të anuluar uljen, ndërkohë që po zhvillohej incidenti tragjik që çoi në vdekjen e pilotit dhe bashkëpilotit të avionit. Raportohet se automjeti zjarrfikës kishte marrë leje për të kaluar pistën 4 të aeroportit, para se kontrolluesit ta thërrisnin për të ndaluar. Në regjistrim dëgjohet kontrolluesi që thërret me urgjencë: “Ndalo, ndalo, ndalo… Truck...
Burimi:
vizionplus.tv