Ndalimi i rrjeteve sociale për personant nën 16-vjeç në Australi, Snapchat bllokon mbi 400 mijë llogari

Ndalimi i rrjeteve sociale për personant nën 16-vjeç në Australi, Snapchat bllokon mbi 400 mijë llogari

Snapchat njoftoi të hënën se ka bllokuar ose çaktivizuar 415,000 llogari të përdoruesve nën moshën 16 vjeç në Australi gjatë dy muajve të fundit, pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri që ndalon përdorimin e platformës nga adoleshentët nën këtë moshë. “Ne vazhdojmë të bllokojmë llogaritë çdo ditë,” tha kompania në një deklaratë. Megjithatë, Snapchat paralajmëroi për kufizimet e këtij sistemi, duke shpjeguar se mjetet për të vlerësuar moshën e përdoruesve kanë një diferencë gabimi prej dy deri tre vjetësh. “Kjo do të thotë që disa përdorues nën 16 vjeç mund të anashkalojnë mbrojtjet, ndërsa të rinj mbi 16 vjeç mund të humbasin padrejtësisht aksesin,” shtoi kompania. Snapchat po propozon që autoritetet australiane të kërkojnë verifikimin e moshës përpara se përdoruesit të shkarkojnë...