“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, është vrarë me një helm të zhvilluar nga një toksinë e nxjerrë nga bretkosa, ka deklaruar Ministria e Jashtme britanike. Dy vite pas vdekjes së Navalnyt në një koloni penale në Siberi, Britania dhe aleatët e saj kanë drejtuar gishtin nga Kremlini, pas analizave të mostrave materiale të gjetura në trupin e tij. Sipas Foreign Office, nuk ka asnjë shpjegim të pafajshëm për praninë e toksinës së quajtur epibatidine në mostrat e marra nga trupi i Navalnyt. Duke folur nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, deklaroi se “vetëm qeveria ruse kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të përdorur këtë toksinë vdekjeprurëse kundër Alexei Navalnyt gjatë burgimit të tij në Rusi.” Cooper u takua...