NATO vlerëson Presidentin e SHBA, Rutte: Pa Trump, Europa nuk do të kishte marrë hapa kyç për mbrojtjen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se pa presidentin amerikan Donald Trump, Europa nuk do të kishte ndërmarrë hapa vendimtarë për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në një panel mbi aftësinë e Europës për t’u mbrojtur, Rutte tha se presioni i Trump ka qenë vendimtar që disa vende europiane të rrisin shpenzimet ushtarake në nivelin 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Pa Donald Trump, kjo nuk do të kishte ndodhur. Asnjë shans,” u shpreh kreu i NATO-s. Ai pranoi se qëndrimi i tij mund të mos jetë popullor, por theksoi se Europa duhet ta pranojë se është detyruar të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj. Sipas Rutte, SHBA vijon të ketë dhjetëra...
Burimi:
top-channel.tv