NATO reagon zyrtarisht! Mohon mundësinë e përjashtimit të Spanjës, pavarësisht presioneve nga Pentagoni
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka deklaruar zyrtarisht se nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore për të pezulluar apo përjashtuar shtetet anëtare. Reagimi vjen pas rrjedhjes së një emaili të brendshëm të Pentagonit, ku sugjeroheshin masa ndëshkuese ndaj Spanjës dhe rishikim i mbështetjes diplomatike për Ishujt Falkland të Britanisë së Madhe, për shkak të qëndrimeve të tyre “ngurruese” në konfliktin me Iranin. NATO: “Traktati nuk parashikon përjashtime” Një zyrtar i lartë i NATO-s konfirmoi për mediat se traktati themelues i organizatës është i qartë në këtë pikë: nuk ka mekanizma për pezullimin e anëtarësimit. Ky sqarim synon të shuajë zërat për një përçarje të mundshme formale brenda aleancës më të madhe ushtarake në botë. Nga ana tjetër, Pentagoni nuk i ka fshehur kritikat. Sekretarja...
Burimi:
javanews.al