NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

NATO po krijon një trampolinë për agresion ushtarak përgjatë kufijve rusë dhe bjellorusë. Është alarmi që ngre Rusia, përmes  Sekretarit të Këshillit të Sigurisë, Sergei SHoigu. “Instrumentet kryesore për sigurimin e stabilitetit strategjik janë shkatërruar dhe ky nuk është faji ynë. Është rezultat i veprimeve të qëllimshme dhe sistematike nga vendet perëndimore”, tha ai në një intervistë për mediat ruse. Shoigu paralajmëroi  shtim të pranisë ushtarake të NATO-s pranë kufijve Rusi dhe Bjellorus. “Vendet evropiane kanë nisur rrugën e militarizimit, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike. Prania ushtarake e NATO-s po rritet dhe numri i provokimeve në ajër dhe në det po rritet gjithashtu”, shtoi më tej Shoigu. Zyrtari rus kërkoi që të punohet në mënyrë aktive për zhvillimin e forcave dhe mjeteve të sistemit të...