NATO nis misionin ‘Arktik Sentry’

NATO nis misionin ‘Arktik Sentry’

Me debatin rreth sigurisë në Arktik si sfond, NATO nisi misionin e saj “Arctic Sentry” të mërkurën. Misioni do të përdorë “forcën e NATO-s” për të siguruar “që Arktiku dhe Veriu të mbeten të sigurt”, shpjegoi komandanti i përgjithshëm i  forcave të NATO-s  në Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich. Objektivi është të sigurohet një nga zonat më të rëndësishme strategjike dhe klimatikisht më të vështira në botë, shpjegoi gjenerali amerikan. “Arctic Sentry” drejtohet nga selia operacionale e NATO-s në Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias. Ai është përgjegjës për rajonin e Atlantikut, si dhe për Arktikun, Groenlandën, Islandën, Norvegjinë dhe Britaninë e Madhe, ndër të tjera, dhe tani është gjithashtu përgjegjës për koordinimin me Danimarkën, Suedinë dhe Finlandën. Reagimi ndaj mosmarrëveshjes së Groenlandës me Trumpin Misioni...