NATO: Ndihmat për Ukrainën do të vijojnë

NATO: Ndihmat për Ukrainën do të vijojnë

Një gjeneral i lartë i NATO-s ka deklaruar se Rusia po përparon shumë ngadalë në terren, duke marrë disa territore, por me kosto shumë të lartë në jetë njerëzish, veçanërisht në anën ruse. Në një deklaratë për mediat ndërkombëtare, ai theksoi se ndihmat për Ukrainën nuk do të ndalen, ndërsa shtoi se Kievi është ende në gjendje të mbajë vijën e frontit falë mbështetjes së aleatëve. “Nuk është kurrë e mjaftueshme, por është e mjaftueshme për ta mbajtur Ukrainën në luftë. Çdo ditë shohim përparim shumë të ngadalë rus, me shumë ushtarë të vrarë në anën ruse. Kjo tregon se Ukraina po arrin të mbrojë vijën e frontit dhe hapësirën ajrore”, u shpreh gjenerali. Ai theksoi se Evropa duhet të bëjë më shumë për sigurinë...