NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve
Ky artikull i botuar nga Corriere della Sera analizon ndryshimet e fundit në strukturën e komandës ushtarake të NATO-s, duke theksuar një zhvendosje të pjesshme të përgjegjësive nga Shtetet e Bashkuara drejt aleatëve europianë. Është një hap pas i amerikanëve brenda NATO-s dhe, për pasojë, një hap përpara për europianët. Komanda Supreme Ushtarake e Aleancës mbetet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, pikërisht të gjeneralit Alexus Grynkewich, i cili mbikëqyr të gjitha operacionet nga selia qendrore në Mons, Belgjikë. Alexus Grynkewich Por dje, 10 shkurt, Komiteti Ushtarak, i përbërë nga përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare, konfirmoi vendimin për të rishpërndarë detyrat në tre qendrat operative, “Joint Force Command”, që raportojnë direkt te Grynkewich. Shtetet e Bashkuara do t’i lënë Italisë udhëheqjen e Komandës së Napolit, ndërsa Mbretëria...
Burimi:
javanews.al