NATO dënon sulmin e Rusisë në Rumani: E papërgjegjshme, do të forcojmë mbrojtjen

NATO dënon sulmin e Rusisë në Rumani: E papërgjegjshme, do të forcojmë mbrojtjen

NATO është zotuar të forcojë mbrojtjen e saj kundër të gjitha kërcënimeve. Reagimi vjen pasi një dron rus goditi një bllok apartamentesh në Rumani duke lënë të plagosur dy persona. “Herët këtë mëngjes, një ndërtesë banimi në Rumani u godit nga një dron, ndërsa Rusia sulmoi infrastrukturën ukrainase pranë kufirit. Ne e dënojmë papërgjegjshmërinë e Rusisë. NATO do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen tonë kundër të gjitha kërcënimeve, përfshirë dronët”, tha një zëdhënës. Rumania është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Sipas Nenit 5, një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithëve. Por nuk është kaq e thjeshtë. Kur një anëtar i NATO-s thirret në Nenin 5, aleatët mund të ofrojnë çdo formë ndihme që e konsiderojnë të nevojshme për t’iu përgjigjur një situate....