Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
NASA publikon hartën e parë 3D të universit, SPHEREx kap qindra miliona galaktika
NASA ka publikuar një hartë të re dhe mahnitëse të universit, e cila mund t’i ndihmojë shkencëtarët të zbulojnë misteret e hershme të universit. Harta e plotë e qiellit është krijuar nga teleskopi hapësinor SPHEREx, i cili simulon pamjen tridimensionale të universit, duke përfshirë pluhurin kozmik të kuq, hidrogjenin blu elektrik dhe yjet në nuanca të bardha, blu dhe jeshile. Fotografia panoramike tregon qindra miliona galaktika dhe përdor 102 gjatësi vale infra të kuqe, të cilat janë të padukshme për syrin e njeriut. Këto ngjyra i lejojnë astronomët të matin distancën e galaktikave dhe të studiojnë shpërndarjen e tyre në univers. Galaktikat më të kuqe ndodhen më larg, ndërsa ato më blu janë më afër, një efekt i njohur si “zhvendosje e kuqe”. Teleskopi SPHEREx...