Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

Venezuela do t’i dorëzojë Shteteve të Bashkuara 50 milionë fuçi naftë, me vlerë rreth 2.8 miliardë dollarë, pas operacionit ushtarak për arrestimin e presidentit Nicolás Maduro. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, tha se nafta do të shitet sipas çmimit të tregut dhe se ai do të kontrollojë të ardhurat financiare, të cilat – siç theksoi – do të përdoren në përfitim të popullit të Venezuelës dhe të SHBA-së. Komentet e Trump vijnë pasi ai deklaroi se industria amerikane e naftës do të “ringrihej dhe do të funksiononte” në Venezuelë brenda 18 muajsh dhe se priten investime të mëdha në vend. “Kam kënaqësinë të njoftoj se Autoritetet e Përkohshme në Venezuelë do t’i dorëzojnë Shteteve të Bashkuara të...