Nafta rritje rekord/ Shitet me mbi 90 dollarë për fuçi, çmimi më i lartë në dy vite

Nafta rritje rekord/ Shitet me mbi 90 dollarë për fuçi, çmimi më i lartë në dy vite

Nafta ka vijuar të shtrenjtohet ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare. Një fuçi naftë po shitet me rreth 91 dollarë duke regjistruar nivelin më të lartë në dy vitet e fundit. Ky shtrenjtim erdhi i nxitur së fundmi  për shkak se Katari ka paralajmëruar se i gjithë prodhimi i Gjirit mund të ndalet brenda pak ditësh. Nafta e papërpunuar Brent u rrit me më shumë se  12% të premten, niveli më i lartë që nga vjeshta e vitit 2023. Parashikimet janë të zymta dhe vlerësohet se nafta mund të arrijë në 150 dollarë për fuçi nëse konflikti me Iranin vazhdon gjatë javëve të ardhshme. Analistët paralajmërojnë se nëse çmimi i naftës dhe gazit mbetet i lartë, kjo mund të nxisë inflacionin në ekonomitë kryesore botërore si Mbretëria...