Nafta, “kristalizohen” dyshimet/ ‘Insighter Trading’, a po përfiton rrethi i Trump?
Po shtohen dyshimet në bursa lidhur me transaksionet e dyshimta që kanë ngritur alarmin për mundësi përfitimi nga informacione të brendshme të personave të lidhur me Donald Trump. Pak para se presidenti amerikan të bënte njoftimin e fundit për Iranin, investitorë të panjohur vunë qindra miliona dollarë bast për rënien e çmimit të naftës, duke nxitur spekulime për përdorimin e informacioneve konfidenciale. Deklaratat e Trump për shtyrjen e përkohshme të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit ngjallën shpresat e gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit, por duket se disa individë arritën të përfitonin shumë financiarisht. Financial Times njoftoi se disa tregtarë kishin investuar mbi 500 milionë dollarë duke vënë baste mbi rënien e çmimit të naftës. Ky veprim ka ngritur pyetjen nëse ata mund...
Burimi:
top-channel.tv