Nafta bie nën 100 dollarë, tregjet qetësohen mes sinjaleve për fundin e konfliktit
Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare janë stabilizuar, duke zbritur nën nivelin 100 dollarë për fuçi, ndërsa tregjet po reagojnë me optimizëm ndaj zhvillimeve të fundit gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Aktualisht, një fuçi naftë tregtohet nën këtë prag psikologjik, ndërsa investitorët shpresojnë për një zbutje të konfliktit në rajon. Kjo vjen pasi ka hyrë në fuqi një armëpushim 10-ditor mes Libanit dhe Izraelit, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime gjatë fundjavës. Kontratat e ardhshme për naftën e papërpunuar Brent kanë rënë me 61 cent, duke u tregtuar nën 98 dollarë për fuçi. Një nga pikat kyçe të ngërçit mbetet Ngushtica e Hormuzit, e cila vijon të jetë e bllokuar prej shtatë javësh, duke...
Burimi:
javanews.al