“Mund t’i prishim humorin amerikanëve”/ Zelensky kritikon ashpër Europën dhe SHBA-në për kompanitë që shesin raketave për Rusinë: Na kanë thënë mos të flasim për këtë sepse…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vazhduar të kritikojë ashpër Evropën dhe Shtetet e Bashkuara për mosndalimin e kompanive të ndryshme nga shitja e komponentëve të raketave për Rusinë. Ai ka theksuar se kjo ka kontribuar në forcimin e kapaciteteve ushtarake të Kremlinit. “Evropa nuk thotë asgjë, Amerika nuk thotë pothuajse asgjë, dhe Putini po prodhon raketa”, tha Zelensky. Duke kërkuar mbështetje të mëtejshme ndërkombëtare, ai theksoi se është këshilluar të shmangë përmendjen e raketave Tomahawk gjatë negociatave me SHBA-në, për shkak se kjo mund të ndikonte negativisht në klimën e bisedimeve. “Na është thënë që të mos i përmendim këto raketa, sepse mund të prishim humorin në bisedimet me amerikanët”, shpjegoi ai. Në lidhje me Evropën, Zelensky vuri në dukje se ka debate të brendshme...
Burimi:
top-channel.tv