“Mund t’i ndodhë çdo shteti”. Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës thirrje për rikthim në normalitet
Bota E Diel, 4 Janar 2026 18:57 Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino, u ka bërë thirrje qytetarëve që të rifillojnë aktivitetet e tyre të përditshme dhe t’i kthehen jetës normale. “Çfarë po i ndodh sot Venezuelës mund t’i ndodhë çdo shteti apo çdo qeverie”, deklaroi Padrino, duke theksuar se vendi duhet të vazhdojë funksionimin normal në punë, tregti dhe arsim. Kjo deklaratë vjen pas komenteve të bëra më herët nga ministri, ku ai tha se kapja e presidentit Nicolás Maduro do të ishte e pamundur pa vrasjen e një “pjese të madhe” të ekipit të tij të sigurisë, si edhe të “civilëve të pafajshëm”. Padrino shtoi gjithashtu se Forcat e Armatosura të Venezuelës mbështesin zëvendëspresidenten Delcy Rodríguez si udhëheqëse në detyrë të vendit,...
Burimi:
kohajone.com