“Muajin e ardhshëm Europa rrezikon të mbetet pa naftë”, kreu i Shell: Filloni racionimin

“Muajin e ardhshëm Europa rrezikon të mbetet pa naftë”, kreu i Shell: Filloni racionimin

Europa rrezikon të përballet me mungesë karburanti që muajin e ardhshëm, teksa pasojat e krizës në Lindjen e Mesme sa vjen e po thellohen, paralajmëron kreu shefi i Shell. Wael Sawan, drejtori ekzekutiv i kompanisë, tha se mungesa globale e furnizimit me naftë dhe gaz ka detyruar tashmë disa pjesë të Azisë të reduktojnë konsumimin e energjisë. Efekti “valë” sipas tij, rrezikon të përhapet drejt perëndimit brenda disa ditësh. Sawan paralajmëroi se kjo do të thotë se qeveritë europiane mund të kenë nevojë të kufizojnë kërkesën për energji , masë kjo që nuk ishte marrë më që nga kriza energjetike e vitit 2022. Rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz të lëngshëm (LNG) janë bllokuar me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit...