Moti i keq “paralizon” aeroportin në Stamboll, anulohen mbi 200 fluturime
Pamje nga aeroporti STAMBOLL- Si pasojë e kushteve të këqija të motit në Stamboll mbi 200 fluturime u anuluan në Aeroportin Sabiha Gökçen. Vendimi u mor nga Komitetit të Emergjencave Meteorologjike (MADK), ku 200 fluturime që i përkisnin linjave ajrore Pegasus dhe AJet u anuluan ditën e sotme. Për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe shiut të rrëmbyeshëm, shumë avionë u detyruan të bënin rrotullime në ajër, ndërsa ata avionë që u mbaronte karburanti u devijuan për në Aeroportin e Stambollit dhe aeroportet përreth. Pegasus Airlines përmes një deklarate njoftoi anulimin e 153 fluturimeve që niseshin dhe mbërrinin në Aeroportin Sabiha Gökçen. Kompania deklaroi se mund të ketë anulime dhe ndryshime të drejtimit, nëse kushtet e pafavorshme të motit vazhdojnë. Për të minimizuar shqetësimet për...
Burimi:
zeri.ai