Moti i keq në Greqi shënon viktimën e parë, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi shënon viktimën e parë, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar viktimën e parë. Bëhet fjalë për një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit. Më herët stuhia goditi gjithë vendin ndërsa dëme janë shënuar në ishullin e Gavdos në jug të Kretës si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias. Meteorologët paralajmëruan shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, më pas pritet pakësimi i tyre. Mbrojtja civile u kërkoi banorëve të zonave në rrezik të mos dalin nga banesat e tyre nëse nuk kanë një shkak serioz ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm....