Moti i acartë “pushton” Francën

Moti i acartë “pushton” Francën

Pas temperaturave të ulëta që kanë goditur Francën, kryeqyteti i saj Parisi, është zbardhur nga dëbora. Vendet ikonë si Katedralja e Notre Dame dhe Kulla Eiffel u zbardhën krejtësisht, po ashtu si edhe kështjella e Disneyland. Teksa vendasit dhe qindra turistë kanë shijuar peizazhin e mrekullueshëm, pasditen e djeshme reshjet e dendura të dëborës shkaktuan anulimin e një pjese të fluturimeve nga aeroportet Orly dhe Charles de Gaulle në Paris. Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë thirrje gjithashtu drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim.