Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites
Ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell dhe kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e pasdites vonë të herëpashershme dhe intensitet të ulët ndërsa hera-herës dhe në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësitë mbi 400-500 metër, në lindje – juglindje në lartësitë mbi 700-800 metër do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Lokalisht në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në periudha afatshkurtra do ketë stuhi dëbore. Pas...
Burimi:
javanews.al