Mot i keq përfshin Greqinë, dy viktima nga reshjet e dendura dhe stuhitë e forta

Mot i keq përfshin Greqinë, dy viktima nga reshjet e dendura dhe stuhitë e forta

Moti i keq që përfshiu Greqinë pasditen dhe mbrëmjen e së mërkurës u shoqërua me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje të shumta dhe situata të rrezikshme, kryesisht në rajonin e Atikës. Sasia e madhe e ujit brenda një kohe të shkurtër ktheu rrugët në lumenj, ndërsa autoritetet u vunë në gatishmëri për përballimin e pasojave. Bilanci i motit ekstrem ishte tragjik, me dy persona që humbën jetën. Në Ano Glyfada, një grua 56-vjeçare u rrëmbye nga rrjedha e fuqishme e ujit teksa po kalonte rrugën për t’u kthyer në shtëpi pas punës. Ajo u bllokua nën një automjet të zhvendosur nga përmbytjet dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u nxor pa shenja jete. Një tjetër ngjarje e rëndë...