Mot ekstrem në SHBA, 7 të vdekur dhe 800 mijë banesa pa energji

Mot ekstrem në SHBA, 7 të vdekur dhe 800 mijë banesa pa energji

Bota E Hënë, 26 Janar 2026 10:54 Një stuhi e fuqishme dimërore ka goditur SHBA-në, duke shkaktuar të paktën shtatë viktima dhe duke lënë pa energji elektrike qindra mijëra familje, raportojnë mediat ndërkombëtare, përfshirë BBC. Si pasojë e kushteve ekstreme të motit, janë mbyllur shkolla dhe rrugë në shumë zona të vendit, ndërsa mijëra fluturime janë anuluar. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar për kushte “kërcënuese për jetën”, të cilat shtrihen nga Teksasi deri në Anglinë e Re. Sipas autoriteteve, dy persona kanë humbur jetën nga hipotermia në Luiziana, ndërsa raste të tjera vdekjesh të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas. Ndërkohë, të dhënat tregojnë se mbi 800 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike që nga pasditja e djeshme....