‘Mos u përfshi në luftë’ – Irani paralajmëron Europën, SHBA dërgon bombarduesin B-1B në bazën ajrore të MB
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit tha se vendet europiane janë paralajmëruar se do të bëhen objektiva legjitime nëse përfshihen në luftë. “Nëse ndonjë vend i bashkohet Amerikës dhe Izraelit në agresionin kundër Iranit, atëherë do të jetë gjithashtu një objektiv legjitim për hakmarrjen e Iranit,” tha zëvendësministri i Jashtëm, Majid Takht-Ravanchi, në një intervistë për median France 24. Ai shtoi se zyrtarët iranianë kanë qenë “duke negociuar në mirëbesim” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ndërkohë agjencia AP tha se një bombardues amerikan B-1B Lancer mbërriti sot në bazën ajrore RAF Fairford në Gloucestershire, në Mbretëria e Bashkuar. Kryeministri britanik Keir Starmer ra dakord më herët këtë javë të lejojë Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat britanike për të nisur sulme mbrojtëse ndaj bazave të...
Burimi:
syri.net