Mori dhurata me vlerë mbi 200 000 dollarë, ish-zonja e parë e Koresë së Jugut rrezikon 15 vite burg
Prokurorët akuzuan ish-zonjën e parë të Koresë së Jugut Kim Geun-hee për pranim ryshfeti si mallra luksoze si art, bizhuteri dhe çanta dore – me vlerë më shumë se 200,000 dollarë dhe ndërhyrje në punët e shtetit. Gruaja e ish-Presidentit Yoon Seok-gyeol u arrestua në gusht dhe përballet me një sërë akuzash, duke përfshirë manipulimin e tregut të aksioneve, korrupsion pasiv dhe shkeljet e ligjit zgjedhor. Në një deklaratë të lëshuar pas një hetimi gjashtëmujor, Prokurori Min Joong-gi tha se institucionet e Koresë së Jugut ishin “tronditur seriozisht nga abuzimet me pushtetin e znj. Kim”. Ish-zonja e parë (2022-2025) “ndërhyri në mënyrë të paligjshme në punët e shtetit në korridore, larg syrit të publikut”, shpjegoi një prokuror tjetër, Kim Hyeong-gyun . Prokuroria akuzon ish-zonjën e...
Burimi:
top-channel.tv