Monarkia britanike në krizë të paprecedentë, pas arrestimit të Andrew
Hetimi policor vazhdon, pas ndalimit dramatik të ish-princit Andrew me dyshimin për përfshirje në çështjen Epstein, duke e detyruar familjen mbretërore britanike të përballet me një krizë të konsideruar veçanërisht të rrezikshme dhe të paprecedentë, sipas ekspertëve të monarkisë. Vëllai më i vogël i Charles III u lirua të enjten vonë “në pritje të hetimeve të mëtejshme”, sipas policisë dhe kërkimet do të vazhdonin edhe dje në Royal Lodge, pranë Windsor, ish-rezidenca e tij, nga e cila u dëbua së fundmi. Andrew, arrestimi i të cilit përkoi me ditëlindjen e tij të 66-të, u mor në pyetje për gati 12 orë me akuzën e “shkeljes së detyrës zyrtare”, i akuzuar për dhënien e informacionit konfidencial financierit amerikan dhe shkelësit të dënuar seksual, Jeffrey Epstein. Pas...
Burimi:
opinion.al