Mojtaba Khamenei mesazh Irakut, falenderon Bagdadin për qëndrimin ndaj agresionit kundër Iranit

Mojtaba Khamenei mesazh Irakut, falenderon Bagdadin për qëndrimin ndaj agresionit kundër Iranit

Mojtaba Khamenei TEHERAN- Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei ka dërguar një mesazh falenderimi Irakut. Khamenei falënderoi klerin dhe popullin irakian për “qëndrimin e tyre të qartë ndaj agresionit kundër Iranit”. Sipas mediave iraniane, mesazhi iu dorëzua një zyrtari të Irakut pas një takimi midis Kryetarit të Asamblesë Supreme Islamike të Irakut dhe ambasadorit iranian në Bagdad. Që nga marrja e këtij pozicioni në fillim të marsit, janë publikuar disa mesazhe me shkrim që i atribuohen Mojtaba Khameneit. Megjithatë, ai ende nuk është parë në publik ose në televizionin shtetëror që nga marrja e detyrës. Ndërkohë, ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë thekson se mungesa e Khameneit nga publiku është për shkak të “konsideratave të sigurisë”./ZËRI