Mjeku gjerman dënohet me burgim të përjetshëm, vrau 15 pacientë

Mjeku gjerman dënohet me burgim të përjetshëm, vrau 15 pacientë

Një gjykatë në Berlin ka dënuar me burgim të përjetshëm një mjek gjerman të kujdesit paliativ, pasi e shpalli fajtor për vrasjen e 15 pacientëve të tij. Autoritetet dyshojnë se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë dhe kanë hapur hetime për dhjetëra raste të tjera. 41-vjeçari, i identifikuar si Johannes M, u shpall fajtor për vrasjen e 12 grave dhe tre burrave, të kryera midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024. Viktimat ishin nga 25 deri në 94 vjeç. Gjykata dëgjoi se të gjithë ndodheshin në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ishin në prag të vdekjes. Sipas prokurorëve, gjatë vizitave në shtëpi, mjeku u administronte pacientëve një kombinim vdekjeprurës ilaçesh pa pëlqimin e tyre. Në disa raste, ai dyshohet se u...