Mister në Itali! Një grua dhe një foshnjë gjenden të pajetë në liqen

Mister në Itali! Një grua dhe një foshnjë gjenden të pajetë në liqen

Dy trupa të pajetë, të një gruaje dhe të një fëmije rreth një vjeç, janë konstatuar në një liqen artificial në Castelguglielmo, në provincën e Rovigos, pasditen e së shtunës, 28 mars. Alarmi është dhënë nga një kalimtar i rastit, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet. Trupat janë nxjerrë nga uji nga forcat zjarrfikëse, ndërsa në zonë ka mbërritur edhe një helikopter me ekipin e zhytësve nga Bolonja për të kryer kontrolle të mëtejshme në sipërfaqen ujore. Hetimet janë ende në fazë fillestare dhe nuk përjashtohet asnjë pistë, nga një aksident i mundshëm deri te një akt i qëllimshëm. Në vendngjarje po punojnë forcat e rendit për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë. Viktimat ende nuk janë identifikuar, çka e bën...