Ministrja e vetme grua në Siri kërkon ndryshim: Nuk jam këtu për fasadë

Ministrja e vetme grua në Siri kërkon ndryshim: Nuk jam këtu për fasadë

“Ditën e parë pyeta: ‘Pse nuk ka më shumë gra?’”, thotë Hind Kabawat. Ajo është ministre e çështjeve sociale dhe punës në Siri, e vetmja grua në qeverinë tranzitore, e ngarkuar me detyrën e vështirë për ta udhëhequr vendin nga lufta drejt paqes. Dhuna sektare, e cila ka vrarë mijëra njerëz, ka njollosur muajt e parë të pushtetit të qeverisë së re siriane, me shumë komunitete minoritare që fajësojnë forcat qeveritare. Kabawat, dikur udhëheqëse e opozitës në mërgim, pranon se qeveria ka bërë gabime që nga 8 dhjetori 2024, kur forcat rebele të presidentit Ahmed al-Sharaa hynë në kryeqytet, duke i dhënë fund dekadave të diktaturës brutale të familjes Assad. Por ajo këmbëngul: “Gabimet ndodhin në tranzicion.” Ministrja shton se një nga gabimet më të...