Ministri i Mbrojtjes, Katz: Izraeli s’do të tërhiqet asnjë milimetër nga Gaza!
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të martën se Izraeli nuk do të lëvizë “asnjë milimetër” nga “Vija e Verdhë” në Gaza derisa Hamasi të çarmatoset, pavarësisht fillimit të fazës së dytë të planit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për t'i dhënë fund luftës. “Vija e Verdhë” i referohet vijës në të cilën forcat izraelite u tërhoqën në Gazën lindore, gjatë fazës së parë të planit të Trump për t'i dhënë fund luftës. Sipas fazës së dytë të planit, e cila filloi muajin e kaluar, Izraeli pritet të tërhiqet gradualisht nga ajo vijë. “Ne kurrë nuk do ta lejojmë Hamasin të mbetet, as me armë dhe as me tunele. Slogani është i thjeshtë: deri në tunelin e fundit”, tha Katz në një konferencë...
Burimi:
syri.net