Ministri i Jashtëm iranian: Britania e Madhe rrezikon të shihet si palë në konflikt

Ministri i Jashtëm iranian: Britania e Madhe rrezikon të shihet si palë në konflikt

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka thënë homologes së tij britanike, Yvette Cooper, gjatë një bisede telefonike se çdo përdorim i bazave britanike nga Shtetet e Bashkuara do të konsiderohet si pjesëmarrje në agresion kundër Republikës Islamike të Iranit. Nuk është bërë e ditur se kur saktësisht është zhvilluar kjo bisedë. “Këto veprime pa dyshim do të konsiderohen si pjesëmarrje në agresion dhe do të regjistrohen në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka deklaruar Araghchi në një njoftim të publikuar të premten nga Ministria e Jashtme e Iranit. Britania e Madhe nuk i ka lejuar SHBA-së përdorimin e bazave të saj për sulmet fillestare ofensive kundër Iranit, por më vonë ka dhënë leje që ato të përdoren për veprime mbrojtëse ndaj...