Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet me SHBA-në për programin bërthamor të rifillojnë së shpejti

Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet me SHBA-në për programin bërthamor të rifillojnë së shpejti

Ministri i Jashtëm i Iranit tha se Teherani dhe Uashingtoni besojnë se bisedimet pë rprogramin bërthamor duhet të rifillojnë së shpejti pas negociatave indirekte në Oman. Abbas Araghchi deklaroi se të dyja palët ranë dakord që diskutimet duhet të rifillojnë së shpejti, duke shtuar se nuk ka një afat të rënë dakord për takimin e radhës. Por sipas tij, çështjet që lidhen me programin raketor të Iranit dhe pasurimin e uraniumit janë të papranueshme për negociatat e ardhshme. “As tani e as në të ardhmen nuk mund të mbahen negociata për raketat, sepse kjo është një çështje mbrojtëse.Çështja e ndalimit të pasurimit nuk është e negociueshme nga këndvështrimi i Iranit”., theksoi ministri. Araghchi shtoi se Irani do t’i përgjigjej çdo sulmi të mundshëm amerikan. “Nëse...