Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump, se i trajtoi negociatat bërthamore si një “transaksion pasurie të paluajtshme” dhe se “bombardoi tryezën e bisedimeve nga inati”. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Araghchi deklaroi se “kur negociatat komplekse bërthamore trajtohen si një marrëveshje imobiliare dhe kur gënjeshtra të mëdha errësojnë realitetin, pritshmëritë jorealiste nuk mund të përmbushen”. “Sipas tij, rezultati ishte bombardimi i tryezës së negociatave nga inati”, thuhet në postim. Kreu i diplomacisë iraniane shtoi më tej se Trump “tradhtoi diplomacinë dhe amerikanët që e zgjodhën”, duke e akuzuar për minimin e procesit diplomatik mes dy vendeve.
Burimi:
javanews.al