Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Ministri i Brendshëm i Venezuelës: 100 persona u vranë nga sulmi amerikan! Maduro dhe gruaja e tij u plagosën
Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello ka bërë me dije se 100 persona u vranë në sulmin e së shtunës nga SHBA-të që solli edhe arrestimin e presidentit, Nicolas Maduro. Sipas tij gruaja e Maduros, Celia Flores u plagos në kokë gjatë bastisjes amerikane. Ai u shpreh se edhe Maduro u plagos në këmbë. Karakasi nuk kishte njoftuar një numër të viktimave por forcat e armatosura publikuan një listë me 23 emra të cilët humbën jetën. Zyrtarët venezuelianë kanë thënë se shumë anëtarë të sigurisë së Maduros u vranë me gjakftohtësi, ndërsa Kuba ka thënë se 32 anëtarë të forcave të saj të armatosura dhe shërbimeve të inteligjencës të stacionuara në Venezuelë u vranë. Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, shpalli një javë...