Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Miku i Ramës dhe Maduros kritikon SHBA-në për ndërhyrjen në Venezuelë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka kritikuar të dielën kapjen e aleatit të tij, udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara një ditë më parë, duke thënë se “është e qartë” se rendi juridik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së “nuk funksionojnë”. Shtetet e Bashkuara e arrestuan Maduron dhe bashkëshorten e tij gjatë një operacioni të shpejtë të shtunën në mëngjes, teksa njëkohësisht sulmet ajrore amerikane goditën disa vende, duke e tronditur kryeqytetin Karakas. “Në botë sot mbizotëron ligji i forcës, ligji i të fortit. Ky është i vetmi parim i politikës bashkëkohore që ekziston sot në botë”, tha Vuçiq për media të dielën në Beograd, pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë. Maduro u dërgua në një qendër paraburgimi në...